Ndërlidhjet

Shtypen miliona kopje të tjera të Charlie Hebdo


Ilustrim

Ilustrim

Miliona kopje të tjera të javores franceze, Charlie Hebdo, janë duke u printuar, pasi miliona të tilla janë shitur brenda orësh.

Raportohet se pesë milionë kopje janë duke u prodhuar, nga tre milionë sa ka qenë e planifikuar.

E gjithë kjo një javë pasi islamistët e armatosur kanë vrarë 12 njerëz në zyrat e revistës dhe pesë të tjerë në sulmet e mëvonshme në Paris.

Al Kaida në Jemen ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se është hakmarrë për Profetin Muhamed, karikatuarat e të cilit i ka botuar revista.

Numri i parë i revistës pas sulmit, ka në ballinë po ashtu karikaturën e Profetit duke qarë dhe duke mbajtur një shenjë që lexon “Unë jam Charlie”.

XS
SM
MD
LG