Ndërlidhjet

Franca forcon kontributin kundër IS-it


Foto arkivi
Foto arkivi

Presidenti i Francës, Franocis Hollande, ka thënë se vendi i tij do të dërgojë një aeroplanmbajtës për të ndihmuar operacionet ushtarake në Irak kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Hollande ka thënë se anija do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me koalicionin ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Franca tashmë është duke kryer sulme ajrore kundër militantëve të IS-it në Irak, në kuadër të koalicionit.

Por, pas sulmeve terroriste në Paris, të cilat kanë vrarë 17 njerëz dhe janë kryer nga militantët islamikë, Hollande ka thënë se situata “arsyeton praninë e anijes sonë”.

Hollande ka thënë po ashtu se “ndjen keqardhje që komuniteti ndërkombëtar nuk ka vepruar në kohën e duhur për të ndaluar masakrat në Siri dhe për të parandaluar ekstremistët që të fitojnë më shumë terren”.

Ai i ka bërë këto komente në të njëjtën ditë kur Al Kaida në Jemen ka marrë përgjegjësinë për sulmin kundër revistës satirike Charle Hebdo në Paris.

XS
SM
MD
LG