Ndërlidhjet

Ish-mbreti i Spanjës përballet me padi për atësi


Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos - foto arkivi

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos - foto arkivi

Gjykata Supreme e Spanjës ka rënë dakord që të shqyrtojë pohimet e një gruaje belge, e cila thotë se është vajza jolegjitime e ish-mbretit të Spanjës, Juan Carlos, i cili ka dhënë dorëheqje verën e kalaur.

Ingrid Sartiau thotë se nëna e saj ka pasur një aferë me të në vitet 1960, derisa ai ka qenë i martuar dhe ka mbajtur kurorën e princit.

Zyrtarët mbretërorë kanë thënë se respektojnë pavarësinë e gjykatës dhe kanë refuzuar të japin ndonjë koment tjetër.

Rasti mund të dëgjohet vetëm pasi mbreti ka humbur imunitetin nga ndjekja penale, pasi ka dhënë dorëheqje.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Alberto Solas, i lindur në Barcelonë më 1956, i cili po ashtu ka thënë se nëna e tij ka pasur aferë me Juan Carlos.

XS
SM
MD
LG