Ndërlidhjet

Parandalohet sulmi në Kongresin e SHBA-së


Uashington
Uashington

Autoritetet amerikane kanë arrestuar një person në Ohajo, nën dyshimet se ka bërë komplot për të sulmuar Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Christopher Cornell, 20 vjeç, ka planifikuar të hedhë bomba pranë ndërtesës dhe të qëllojë punonjësit.

Ai ka rënë në vëmendjen e FBI-së pasi, në rrjetet sociale, ka shprehur mbështetje për grupet ekstremiste.

Cornell ka postuar në Twitter video dhe deklarata në mbështetje të Shtetit Islamik.

Ai ka qenë duke u hetuar qysh në muajin gusht dhe FBI ka thënë se publiku nuk ka qenë në rrezik gjatë procesit të hetimeve.

XS
SM
MD
LG