Ndërlidhjet

Dy alpinistë ngjiten në njërën nga majat më të vështira


Ilustrim
Ilustrim

Dy alpinistë amerikanë kanë ngjitur majën e shkëmbit El Capitan, në parkun kombëtar Yosemite, në Kaliforni.

Maja ndodhet në 900 metra lartësi, ndërsa ngjitja në të konsiderohet si një nga më të vështirat në botë.

Kevin Jorgeson, 30 vjeç, dhe Tommy Caldwell, 36, janë alpinistët e parë që ngjiten pa ndonjë ndihmë të madhe, pos litarëve që parandalojnë rënien vdekjeprurëse.

Ngjitja ka zgjatur 19 ditë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka mbështetur këtë arritje përmes një postimi në Twitter.

XS
SM
MD
LG