Ndërlidhjet

Serbia merr kryesimin e OSBE-së


Ilustrim

Ilustrim

Serbia, nga sot, merr zyrtarisht kryesimin njëvjeçar të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Autoritetet serbe kanë thënë se besojnë se kjo do të jetë një munësi për të treguar vendin si partner konstruktiv dhe serioz në kohën e krizës në Ukrainë, e cila ka përkeqësuar marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Rusisë.

Para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pritet të shpalosë prioritetet e kryesimit.

Ai ka thënë se Serbia do të ketë përgjegjësi serioze, do të bëjë përpjekje që të jetë kryesuese serioze, e cila gëzon besimin e të gjitha palëve, si dhe do të ndërmarrë hapa për shtensionimin e konflikteve.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG