Ndërlidhjet

SHBA liron 5 të burgosur nga Guantanamo


Guantanamo

Guantanamo

Pentagoni ka njoftuar se pesë persona nga Jemeni janë liruar nga qendra e paraburgimit në Guantanamo Bej, pas më shumë se 12 vjetësh, dhe se janë transferuar jashtë vendit.

Pentagoni ka thënë se njëri nga ta është dërguar në Estoni dhe katër të tjerët në Oman.

Kjo është hera e parë që këto dy vende janë pajtuar që të pranojnë ish-të burgosur të Guantanamos.

Të pestit janë kapur në Pakistan dhe janë arrestuar nga Shtetet e Bashkuara si luftëtarë të dyshuar të Al Kaidës.

Zyrtarët amerikanë kanë vendosur se nuk është më e nevojshme që ata të mbahen, por nuk i kanë dërguar në Jemen për shkak të jostabilitetit atje.

Në Guantanamo kanë mbetur edhe 122 të burgosur.

XS
SM
MD
LG