Ndërlidhjet

16 vjet nga Masakra e Reçakut


Reçak - foto arkivi
Reçak - foto arkivi

Sot janë bërë 16 vjet nga Masakra e Reçakut.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat serbe kanë vrarë në këtë fshat të Kosovës 45 civilë shqiptarë.

Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet kryesore që u kanë paraprirë proceseve, të cilat kanë çuar te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar këtë masakër si "krim kundër njerëzimit".

XS
SM
MD
LG