Ndërlidhjet

logo-print

Obama e Cameron, të vendosur kundër islamistëve


Obama dhe Cameron - foto arkivi

Obama dhe Cameron - foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Britanisë, David Cameron, janë zotuar se do të mbeten të bashkuar kundër ekstremistëve islamistë.

Në një artikull të përbashkët, të postuar në gazetën londineze Times, ata janë zotuar se nuk do të lejojnë askënd që të heshtë fjalën e lirë.

Javën e kaluar, militantët islamikë kanë vrarë 12 persona në zyrat e revistës stairike, Charlie Hebdo, në Paris dhe pesë të tjerë në sulmet e mëvonshme.

Obama dhe Cameron kanë thënë se bota është përgjigjur me një zë ndaj sulmeve në Paris.

“Pa marrë parasysh nëse përballemi me fanatikë individualë apo organizata terroriste, ne nuk do të përulemi nga ekstremistët”, kanë thënë ata.

“Ne do t’i mposhtim këta vrasës barbarë dhe ideologjinë e tyre të shrembëruar”, kanë shtuar Obama dhe Cameron.

XS
SM
MD
LG