Ndërlidhjet

Ditë zie në Ukrainë për 12 viktima civile


Volnovakha, Ukrainë

Volnovakha, Ukrainë

Ukraina po mban sot ditë zie për viktimat e një sulmi në një autobus pasagjerësh, në lindje të vendit.

Raketat kanë goditur të martën autobusin pranë qytetit Volnovakha, duke vrarë 12 njerëz.

Ky ka qenë incidenti më i përgjakshëm në lindjen e trazuar të Ukrainës në disa muaj.

Kievi ka fajësuar separatistët pro-rusë për bombardimin, por kjo akuzë është hedhur poshtë nga separatistët.

Të mërkurën, kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të emërtojë separatistët pro-rusë si “organizatë terroriste”.

XS
SM
MD
LG