Ndërlidhjet

Publikohen imazhe për shkatërrimet nga Boko Harami


Imazhe nga Amnesty International
Imazhe nga Amnesty International

Amnesty International (AI) ka publikuar imazhe satelitore që sigurojnë “prova të padiskutueshme dhe tronditëse” të shkallës së sulmeve të militantëve të Boko Haramit në dy qytete të Nigerisë, javën e kaluar.

Organizata për të drejta të njeriut, me seli në Londër, ka thënë se imazhet tregojnë se sulmet në Baga dhe Doron Baga kanë lënë mbi 3,700 struktura “të dëmtuara ose të shkatërruara plotësisht”.

Amnesty International citon dëshmitarë, zyrtarë dhe aktivistë, të cilët thonë se militantët islamistë kanë qëlluar qindra civilë në ofensivën e tyre.

Hulumtuesi i AI-së në Nigeri, Daniel Eyre, ka thënë se imazhet tregojnë “shkatërrimin në përmasa katastrofike të dy qyteteve, njëri nga të cilët është fshirë pothuajse tërësisht nga harta”.

XS
SM
MD
LG