Ndërlidhjet

Presidenti uzbek s’heq dorë nga posti


President uzbek, Islam Karimov.
President uzbek, Islam Karimov.

Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov, duket se do të zgjasë sundimin e tij 25-vjeçar.

Në një session të përbashkët, Partia Liberal-Demokrate e Karimovit dhe Lëvizja e Sipërmarrësve dhe Biznesmenëve e kanë emëruar atë si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 29 marsit.

Karimov, i cili mbush 77 vjet më 30 janar, është rizgjedhur për herë të fundit më 2007.

Monitoruesit ndërkombëtarë patën thënë se këto zgjedhje nuk i kanë përmbushur standardet demokratike.

Qeveria e Uzbekistanit është akuzuar për abuzime të shpeshta të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG