Ndërlidhjet

Kolumbia e gatshme për bisedime me Farc-un


Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos.

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos.

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, ka thënë se qeveria e tij është e përgatitur, për herë të parë, që të nisë bisedimet për armëpushim dypalësh me rebelët e Farc-ut.

Santos ka thënë se ka kërkuar nga negociatorët që të nisin bisedimet “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ai po ashtu ka thënë se armëpushimi i njëanshëm, i shpallur nga rebelët majtistë muajin e kaluar, “ka qenë hap në drejtim të duhur”.

Më herët, qeveria ka refuzuar t’i bashkohet armëpushimit, duke thënë se Farc-u do ta përdorë atë për t’u riarmatosur.

Dy palët kanë qenë të angazhuara në bisedimet e paqes në Kubë qysh në nëntor të vitit 2012, në përpjekje për t’iu dhënë fund dekadave të konfliktit.

Rreth 220,000 njerëz, shumica prej tyre civilë, janë vrarë prejse rebelët e frymëzuar nga marksizmi kanë nisur luftën e tyre të armatosur më 1964.

XS
SM
MD
LG