Ndërlidhjet

logo-print

Pasiviteti vret më shumë sesa trashja


Ilustrim

Ilustrim

Mungesa e ushtrimeve mund të vrasë dy herë më shumë njerëz sesa trashja.

Kështu ka treguar një studim 12-vjeçar, i kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Kembrixhit, me më shumë se 300,000 njerëz në Evropë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se rreth 676,000 vdekje çdo vit janë shkaktuar nga pasiviteti, krahasuar me 337,000 nga pesha e madhe.

Ata kanë konstatuar se nëse njeriu bën së paku 20 minuta në ditë ecje të shpejtë, do të ketë përfitime të konsiderueshme, raporton BBC.

Sipas ekspertëve, ushtrimet janë të dobishme për njerëz të çdo peshe.

XS
SM
MD
LG