Ndërlidhjet

Hollande: Franca do t’i mbrojë të gjitha fetë


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, është zotuar se Franca do të mbrojë të gjitha fetë, duke thënë se Islami është në pajtim me demokracinë.

Ai i ka bërë këto komente në Institutin Botëror Arab në Paris, një javë pasi militantët islamikë kanë vrarë në këtë qytet 17 persona.

Hollande ka thënë se myslimanët janë “viktimat kryesore të fanatizmit, fundamentalizmit dhe jotolerancës” dhe ka falënderuar arabët në Francë për solidaritetin e tyre gjatë sulmeve.

Miliona njerëz kanë marshuar në Paris më 11 janar për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste.

“Ju mund të vrisni burra dhe gra, por nuk mund të vrisni idetë e tyre”, ka thënë Hollande.

XS
SM
MD
LG