Ndërlidhjet

Armenët kërkojnë që ushtari rus të gjykohet në Armeni


Ilustrim

Ilustrim

Qindra armenë kanë protestuar jashtë bazës ushtarake ruse në Armeni ku gjendet edhe selia e konsullatës ruse, pas rastit të vrasjes së gjashtë anëtarëve të një familje nga një ushtar rus.

Gjatë demonstratave të mbajtura në Gyumri, vend ku gjendet baza ushtarake dhe shtëpia e gjashtë viktimave të 12 janarit, protestuesit kanë kërkuar që i dyshuari tu dorëzohet autoriteteve armene.

Policia armene thotë se Private Valery Permyakov e ka pranuar faktin se i ka vrarë gjashtë anëtarët e familjes Avetisian, në mesin e të cilëve edhe fëmijë.

Një fëmijë gjashtë muajsh që kishte qenë në shtëpi në momentin kur është kryer krimi, ndonëse është godiutur me thikë, ka shpëtuar.

Permyakov është dorëzuar tek komandanti i bazës ushtarake ruse më 13 janar, pasi ai është arrestuar nga rojet kufitare turko-armene.

Prokuroria e Armenisë ka njoftuar se Rusia do ta ndjek penalisht të dyshuarin, ngase sipas kushtetutës ruse, qytetarët rusë nuk mund të transferohen në një paraburgim të një vendi tjetër.

Protestuesit kanë kërkuar nga prokuroria që ta gjej një mënyrë tjetër për trajtimin e këtij rasti në mënyrë që rasti të gjykohet nga autoritetet armene.

XS
SM
MD
LG