Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohet lirimi i aktivistit tatar


Ilustrim

Ilustrim

Banorët jo-rusë të katër rajoneve në Rusi, kanë protestuar duke kërkuar lirimin e aktivistit të burgosur tatar, Rafis Kashapov.

Dhjetëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestat që janë mbajtur në kryeqytetin e Tatarstanit, Kazan, në kryeqytetin e Bashkortostanit, në Chuvashia dhe në Mari El.

“Liri për Rafis Kashapov”, “Liri për të gjithë të burgosurit politik” janë parullat që protestuesit kanë mbajtur në duar gjatë protestës së mbajtur.

Organizatorët e tubimit i kanë thënë Radios Evropa e Litë se protesta është organizuar nga Shoqata e vendësve të Rusisë – një organizatë joqeveritare që mbron të drejtat e popujve në të gjithë Rusinë.

Rafis Kashapov, një aktivist i shquar tatar, është arrestuar në fund të dhjetorit nën akuzat për nxitje të urrejtjes etnike dhe fetare përmes internetit.

XS
SM
MD
LG