Ndërlidhjet

Ligjvënësit pakistanezë dënojnë publikimin e karikaturave


Ligjvënësit pakistanezë
Ligjvënësit pakistanezë

Dhoma e ulët e parlamentit të Pakistanit e ka dënuar publikimin e karikaturës së Profetit Muhammad në ballinën e revistës satirike Charlie Hebdo.

Përmes një rezolute të miratuar njëzëri, ligjvënësit sot i kanë bërë thirrje komunietit ndërkombëtar përfshirë edhe Bashkimin Evropan, që gjëra të tilla të mos përsëriten.

Rreth 50 ligjvënës e kanë organizuar një marsh para ndërtesës së parlamentit.

Dy persona të armatosur e kanë sulmuar revistën franceze Charlie Hebdo më 7 janar, duke lënë të vdekur 12 persona.

Pas rastit të ngjarë, revista satikrike e ka botuar numrin e ri gjatë të mërkurës, botim i cili ka zgjuar reagime të shumta.

XS
SM
MD
LG