Ndërlidhjet

logo-print

Rusia vonon dërgesën për astronautët amerikanë


Ilustrim

Ilustrim

Ndalesa që ua ka bërë Rusia shumë produkteve të importuara nga Perëndimi, i ka mbajtur qytetarët larg disa ushqimeve të preferuara, ndërsa tashmë ky problem është përhapur edhe në hapësirë.

Agjencitë ruse të lajmeve, kanë njoftuar sot se një dërgesë e Shteteve të Bashkuara e destinuar për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, po mbahet në doganën ruse në shenjë hakmarrjeje nga ana e Rusisë, për sanksionet perëndimore të vendosura pas ndërhyrjeve ruse në Ukrainë.

Interfax ka cituar një burim në industrinë ruse të hapësirës, të ketë thënë se dërgesa ka ushqim për astronautët amërikanë gjenden në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës dhe se anëtarët e ekuipazhit të Rusisë, do të jenë të lumtur që ta ndajnë atë dërgesë, në qoftë se ajo deri muajin e ardhshëm nuk dërgohet.

Agjencia shtetërore TASS, e ka cituar Sean Fuller, udhëheqës i programit të fluturimreve hapësinore NASA në Rusi, të ketë thënë se ushqimet e SHBA-së janë për pjesën e rusëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Zëdhënësja e gjigantit rus të hapësirës Energiya, ka thënë se dërgesa e vonuar e ushqimit nuk do të krijoj problemeve për anëtarët e ekuipazhit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe se ky problem “do të zgjidhet në një të ardhme të afërt”.

XS
SM
MD
LG