Ndërlidhjet

logo-print

Irani e ka mundur Katarin në Sydney të Australisë me rezultat 1 me 0, në një ndeshje të futbollit në kuadër të Grupit C për Kupën e Azisë.

Pjesa e parë e lojës ka përfunduar me rezultat 0-0.

Serdar Azmoun, ka shënuar golë për Iranin në minutën e 52-të të lojës.

Fitorja eventuale e Katarit do t’ia mundësonte Katarit avancimin në çerekfinale.

Rreth 22 mijë tifozë, kryesisht iranianë, e kanë përcjellur lojën.

Irani e ka mposhtur Bahrainin me rezultat 2 me 0 në lojën e zhvilluar më 11 janar.

Më 19 janar, Irani do të luaj me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kjo do të jetë ndeshja përfundimtare e Iranit në kuadër të grupeve.

XS
SM
MD
LG