Ndërlidhjet

Karimov rikandidon për president të Uzbekistanit


Islam Karimov

Islam Karimov

Ka më shumë se dy dekada që e udhëheq Uzbekistanin, ndërsa presidenti aktual Islam Karimov, është nominuar edhe për një mandat presidencial, zgjedhjet për të cilin do të mbahen më 29 mars.

Karimov është nominuar si kandidat nga Partia Liberale e Uzbekistanit të cilës i takon ai, si dhe nga Lëvizja e sipërmarrësve të të njëjtit shtet.

Karimov i cili më 30 janar do të mbushë 70 vjet, herën e fundit është zgjedhur president pas zgjedhjeve të mbajtura në vitin 2007, zgjedhje të cilat ishin kritikuar nga faktori ndërkombëtar për shkak të kontrollit të madh politik mbi to.

Si kandidat për presidentin e shtetit me 29 milionë banor, nga Partia Popullore Demokratike sot është emëruar Khatamjan Ketmonov, 45 vjeçar.

Kritikët thonë se kandidatat tjerë po i hyjnë kësaj gare vetëm sa për të thënë se ka pasur konkurrencë, ngase Karimov sërish pritet të zgjedhet president.

Në vitin 2011, Uzbekistani e ka miratuar një ligj sipas të cilit është shkurtaur mandati i presidentit nga 7 vjet sa ishte, në 5 vjet.

XS
SM
MD
LG