Ndërlidhjet

Irani kërcënon me rritje të pasurimit me uranium


Kryeparlamentari i Iranit, Ali Larijani
Kryeparlamentari i Iranit, Ali Larijani

Një zyrtar i lartë iranian thotë se Teherani do ta rrisë pasurimin me uranium, nëse Perëndimi vendos sanksione të reja ndaj Iranit.

Kryetari i parlamentit iranian, Ali Larijani, ka thënë sot se ligjvënësit do ta miratojnë legjislacionin, sipas të cilit, niveli i pasurimit me uranium do të rritet për 60 për qind nëse imponohen saknsione të reja për kombin islamik nga vendet perëndimore.

“Armiqtë tanë duhat ta kuptojnë se ata nuk mund të luajnë lojra politike me Iranin, ngase ata që marrin vendime në Iran, janë mjaft të vetëdijshëm”, ka thënë Larijani.

Komentet e tij janë bërë pasi ligjvënësit në SHBA e kanë çuar përpara një plan për vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Iranit.

Një raund i ri i bisedimeve mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, me qëllim të arritjes së një marrëveshje rreth programit bërthamor të Iranit, pritet të mbahet më 18 janar në Gjenevë.

XS
SM
MD
LG