Ndërlidhjet

Vriten pesë talebanë në Viziristanin Verior


Ilustrim
Ilustrim

Raportet bëjnë me dije se si rezultat i sulmeve amerikane, sot janë vrarë së paku pesë militantë në Pakistanin veriperëndimor, në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Ky është sulmi i dytë i amerikanëve gjatë këtij viti në Pakistan i cili, sipas zyrtarëve të sigurisë në Pakistan, kishte në cak një kompleks të talebanëve që gjendet në fshatin Laddha në Viziristanin Verior.

Tre militantë, sipas raporteve, janë plagosur nga sulmet e sotme.

Zona ka qenë nën kontrollin e militantëve të lidhur me Al-Qaedan për vite të tëra.

Ushtria pakistaneze thotë se i ka vrarë më shumë se 1 mijë e 500 militantë dhe kanë humbur 125 ushtarë që nga qershori i vitit të kaluar, kur ka filluar ofenziva në Viziristanin Verior

XS
SM
MD
LG