Ndërlidhjet

logo-print

Myftiu i Madh i Bosnjes kritikon karikaturat e Charlie Hebdo


Myftiu i Madh i Bosnjes, Husein Kavazoviq

Myftiu i Madh i Bosnjes, Husein Kavazoviq

Udhëheqësi i komunitetit mysliman të Bosnjes, e ka kritikuar botimin e fundit të revistës satirike Charlie Hebdo, e cila përsëri ka shfaqur karikaturat e Profetit Muhammad, karikatura të cilat nga shumë myslimanë janë cilësuar si ofenduese.

Përmes një deklarate të publikuar sot, Myftiu i Madh i Bosnjes, Husein Kavazoviq, thotë se pamja e Profetit në atë revistë, është një “keqpërdorim i lirisë së fjalës dhe shprehjes artistike, të përdorura për të fyer, me paramendim, njerëz të tjerë dhe atë çfarë është e shenjtë për ta”.

Objektivë e botimit të ri të Charlie Hebdo, sipas Husein Kavazoviq, ishte paraqitja e Profetit në mënyrë sa më të urryer.

Javën e kaluar, Husein Kavazoviq, e ka dënuar sulmin e 7 janarit nga ana a militantëve në revistën Charlie Hebdo, ku janë vrarë 12 persona.

Husein Kavazoviq konsiderohet si një udhëheqës i hapur dhe i moderuar mysliman, i cili synon ta promovoj tolerancën me qëllim që të forcohen parimet e islamit të modernizuar.

XS
SM
MD
LG