Ndërlidhjet

Bjellorusia synon t’i përmirësojë raportet me Perëndimin


Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko

Presidenti i Bjellorusise, Alyaksandr Lukashenko, ka premtuar se do t'i përmirësoj raportet me Perëndimin, të cilat janë të tensionuara, ndërsa e ka paralajmëruar Rusinë që të mos i kundërshtoj këto përpjekje.

Teksa ka folur sot para parlamentit bjellorus, Lukashenko ka thënë se vendi i tij në mënyrë të vazhdueshme do ta ketë qëllim ndërtimin e lidhjeve të mira me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara.

“Të gjitha palët duhet të qetësohen dhe të punojnë siç duhet”, ka thënë Lukashenko duke iu referuar problemit të Rusisë me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG