Ndërlidhjet

Ukraina miraton planin për mobilizimin e ushtrisë


Ilustrim
Ilustrim

Parlamenti i Ukrainës e ka miratuar planin për mobilizimin e ushtarëve gjatë tri periudhave të vitiit 2015, në kohën kur konflikti me seperatistët por-rusë ende nuk është ndalur.

268 nga 269 deputetët kanë votuar pro dekretit të presidentit Petro Poroshenko.

Vala e parë e mobilizimit është paraparë që të filloj më 20 janar, e dyta në muajin prill dhe e treta anë fund të qershorit.

Udhëheqësi i sigurisë komëtare të Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka thënë se prioritet duhet tu jepet qytetarëve patriorë të cilët janë të gatshëm që në mënyrë vullnetare ta mbrojnë vendin e tyre.

Ministri i mbrojtjes, Stepan Poltorak, ka thënë javën e kaluar, se shpreson që gjatë vitit do të mobilizohen 104 mijë ushtarë.

XS
SM
MD
LG