Ndërlidhjet

Ministri rus i mbrojtjes viziton Iranin


Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu

Zyrtarët iranianë thonë se ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, pritet ta vizitoj Teheranin në ditët e ardhshme.

Shërbimi për media i ambasadës iraniane në Moskë, i ka thënë agjencisë Interfax, se gjatë vizitës së tij më 19 dhe 20 janar, Shoigu pritet që të bisedoj me homologun e tij, Hossein Dehqan.

Zëdhënësi i ambasadës nuk ka dhënë detaje rreth agjendës së ministrit rus e as rreth negociatave që do të mbahen.

Një zyrtar rus ka thënë se vizita e Shigu në Teheran, ka për qëllim zgjidhjen e mosmarrveshjeve në lidhje me tregtinë e armëve në mes të Iranit dhe Rusisë.

XS
SM
MD
LG