Ndërlidhjet

Gjykata e Strasburgut ia refuzon ankesën nipit të Stalinit


Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka refuzuar ankesën e bërë nga njëri prej nipave të Josif Stalinit, rreth një artikulli në të cilin diktatori sovjetik quhet “kanibal i etur për gjak”.

Gazeta ruse Novaya Gazeta, në një artikull të botuar në vitin 2009, e kishte trajtuar rolin e Stalinit në masakrën e rreth 20 mijë të burgosurve polakë, në Katyn, në vitin 1940.

Nipi i Stalinit, Yevgeny Dzhugashvili, e kishte dorëzuar një padi për shpifje në një gjykatë në Moskë, e cila e kishte hedhur poshtë padinë.

Ai më vonë e kishte parashtruar ankesën në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, duke pretenduar se vendimi i gjykatës ruse i ka shkelur të drejtat e tij për intimitet.

Gjykata në vendimin e publikuar sot, ka bërë me dije se ngjarjet me rëndësi të madhe historike dhe figurat historike të ngjarjeve të ndryshme “në mënyrë të pashmangshme mbeten të hapura për shqyrtim dhe kritika publike”.

XS
SM
MD
LG