Ndërlidhjet

Nga sot SHBA-të heqin embargon për Kubën


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë njoftuar për rregullat e reja të cilat do ta heqin embargon amerikane ndaj Kubës.

Me rregullat e reja, në mes të dy shteteve, do të ketë mundësi për shkëmbime të mallërave dhe për udhëtimet e qytetarëve amerikanë.

Sipas rregullave të reja, më nuk është e nevojshme licenca e përgjithshme për të shkuar në Kubë për ata qytetarë që marrin autorizim për të shkuar atje.

Por, ende mbetet i ndaluar udhëtimi turistik.

Regullat e reja mundësojnë që kredit dhe debit kartelat amerikane të përdoren në Kubë.

Kompanitë amerikanë me rregullat e reja, mund të transportojnë në Kubë telefona mobilë, televizorë, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike për ishullin i cili aktualisht vuan nga infrastruktura e dobët e komunikimit.

XS
SM
MD
LG