Ndërlidhjet

Franca ia jep shtetësinë “shpëtimtarit mysliman”


Lassana Bathily

Lassana Bathily

Ministri i brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, thotë se do t’i jepet shtetësia franceze një të riu mysliman, i cili e ka mbrojtur një grup të konsumatorëve hebrenjë nga një person i armatosur gjatë sulmit në një supermarket që ka ngjarë javën e kaluar në Paris.

Cazeneuve sot e ka vlerësuar “trimërinë” e Lassana Bathily me prejardhje nga Mali dhe ka njoftuar se ai do marr shtetësinë gjatë ditës së sotme.

Lassana Bathily, 24 vjeçar, punonjës në një supermarket, i ka fshehur nëntëmbëdhjetë klientë në një frigorifer që gjendej në podrumin e supermarketit në të cilin, më 9 janar kishte hyrë i armatosur Amedy Coulibaly.

Amedy Coulibaly i ka vrarë katër pengje hebeje që ishin në treg, para se ai të qëllohej për vdekje nga policia.

Përmes një peticioni në internet, është kërkuar që të riut me prejardhje nga Mali, t’i jepet shtetësia franceze apo i njëjti të nderohet me Medalje të Nderit, që është dekorata më e lartë e vendit.

Lassana Bathily jeton në Francë që nga viti 2006.

Për shtetësi franceze, ai kishte apikuar në korrik të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG