Ndërlidhjet

BE-ja synon ta ndryshoj politikën ruse në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Zyra e Shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka përshkruar disa hapa të mundshëm për ta “nxitur ndryshimin e politikës së Rusisë” gjatë konfliktit në Ukrainë.

Ky ndryshim, sipas një dokumenti në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, do të përfshinte edhe angazhimin e mundshëm me Unionin Ekonomik të Euroazisë.

Dokumenti me propozime pritet që të diskutohet nga ministrat e jashtëm, gjatë të martës.

Në mesin e sugjerimeve janë edhe rinisja e negociatave me Moskën për marrëveshjen e vizave.

Sugjerimet përfshijnë gjithashtu rinisjen e negociatave mbi një marrëveshje të vizave me Moskën, një marrëveshje të re poplitike në mes të BE-së dhe Rusisë si dhe përfundimin e pezullimit të shkëmbimit të studentëve.

Dokumenti saktëson se propozimet do të jenë të lidhura ngushtë me zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur në shtator në Minsk, e cila ka për qëllimin armëpushimin dhe dhënien fund të konfliktit në mes të forcave qeveritare dhe seperatistëve pro-rusë.

XS
SM
MD
LG