Ndërlidhjet

Prokurori premton që armenët do ta gjykojnë “vrasësin rus”


Protesta e armenëve para prokurorisë

Protesta e armenëve para prokurorisë

Prokurori i përgjithshëm i Armenisë, iu ka premtuar protestuesve se do të kërkoj nga autoritetet ruse që ta dorëzojnë tek armenët ushtarin rus, i cili i ka vrarë gjashtë anëtarë të një familje në afërsi të bazës ushtarake ruse në Armeni.

Gevork Kostanian, premtimin e tij e ka dhënë para një turme njerëzish të cilët kanë marshuar në ditën kur janë varrosur gjashtë anëtarët e familjes Avetisian në Gyumri.

Gjatë demonstratave të mbajtura në Gyumri, vend ku gjendet baza ushtarake dhe shtëpia e gjashtë viktimave të 12 janarit, protestuesit kanë kërkuar që i dyshuari tu dorëzohet autoriteteve armene.

Policia armene thotë se Valery Permyakov e ka pranuar faktin se i ka vrarë gjashtë anëtarët e familjes Avetisian, në mesin e të cilëve edhe fëmijë.

Një fëmijë gjashtë muajsh që kishte qenë në shtëpi në momentin kur është kryer krimi, ndonëse është godiutur me thikë, ka shpëtuar.

Permyakov është dorëzuar tek komandanti i bazës ushtarake ruse më 13 janar, pasi ai është arrestuar nga rojet kufitare turko-armene.

XS
SM
MD
LG