Ndërlidhjet

Seperatistët marrin kontrollin mbi aeroportin e Donjeckut


Ilustrim
Ilustrim

Seperatistët pro-rusë thonë se e kanë marrë nën kontroll terminalin e aeroportit në qytetin lindor ukrainas Donjeck, pas luftimeve në mes tyre dhe ushtrisë ukrainase.

Seperatistët kanë njoftuar sot se e kanë marrë kontrollin e rrënojave të terminalit, ndërsa një gazetar i AP thotë se e ka parë një flamur të seperatistëve të ngritur në njërën nga ndërtesat.

Ndonëse seperatistët e kontrollojnë shumicën e qytetit Donjeck, forcat qeveritare ukrainase i kanë mbajtur për muaj të tërë pozicionet në aeroportin e qytetit.

Shumë ndërtesa përreth aeroportit janë shkatërruar nga luftimet atje.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë gjatë të mërkurës se luftimet intensive përreth aeroportit, janë në mesin e shkeljeve të fundit flagrante nga ana e seperatistëve të mbështetur nga Rusia.

XS
SM
MD
LG