Ndërlidhjet

Putin bisedon me homologun nga Venezuela


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro

Presidenti rus Vladimir Putin, ka zhvilluar sot bisedime në Moskë me homologun e tij nga Venezuela, me të cilin kanë diskutuar rreth rënies së çmimit të naftës në nivel global.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka bërë me dije se takimi i Putin me Nicolas Maduro “është fokusuar rreth situatës në tregjet botërore, të naftës së papërpunuar”.

Vizita e Maduro në Moskë është realizuar pas vizitave të tij në Iran, Arabi Saudite, Katar dhe Algjeri në kuadër të përpjekjeve për t'i bindur këto shtete që të mos prodhojnë naftë në mënyrë që të rritet çmimi i naftës.

Por, zyrtarët në Moskë e kanë pranuar se është vështirë për tu ulur çmimi i naftës i cili ka rënë mbi 60 për qind nga qershori i vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG