Ndërlidhjet

logo-print

Në Belgjikë vriten dy militantë të dyshuar islamikë


Verviers, Belgjikë

Verviers, Belgjikë

Autoritetet belge thonë se dy militantë të dyshuar islamikë, janë vrarë dhe një tjetër është arrestuar, gjatë një operacioni anti-terrorizëm të zhvilluar mbrëmë në lindje të Belgjikës.

Sipas autoriteteve belge, bastisjet e ndodhura gjatë të enjtes në qytetin lindor Verviers, parandaluan sulmet terroriste që po bëheshin gati nga militantët islamikë.

Policia është urdhëruar gjatë të enjtes që të bastisë dhjetë shtëpi në Bruksel dhe Verviers, ku militantët e dyshuar banonin pas kthimit nga Siria.

Dy persona të armatosur janë vrarë teksa ka nisur një shkëmbim zjarri në momentin që forcat policore kishin arritur në njërën nga banesat e militantëve të dyshuar.

Kryeministri belg Charles Michel, ka thënë se bastisja nga policia belge, tregon “vendosëmërinë e autoriteteve për t’i luftuar ata që duan të përhapin terrorizëm”

Zhvillimet në Belgjikë ndodhin më shumë se një javë pas tri ditë të sulmeve nga militantët e dyshuar në Paris, me ç’rast janë vrarë 17 persona.

XS
SM
MD
LG