Ndërlidhjet

Obama dhe Merkel bisedojnë rreth Ukrainës


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Barak Obama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një bisede telefonike, kanë diskutuar për shqetësimet e tyre në lidhje me përshkallëzimin e situatës në Ukrainën lindore.

Obama dhe Merkel, siç bëhet me dije përmes një deklarate të lëshuar, kanë diskutuar për nevojën e gjetjes së “një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore të konfliktit” në mes të forcave ukrainase të sigurisë dhe seperatistëve pro-rusë.

Obama dhe Merkel kanë biseduar disa orë pas njoftimeve nga ana e rebelëve se e kanë marrë kontrollin mbi aeroportin e Donjeckut.

XS
SM
MD
LG