Ndërlidhjet

Përleshje mes policisë dhe protestuesve në Armeni


Protesta në Gyumri, Armeni
Protesta në Gyumri, Armeni

Protestuesit dhe policia në Armeni, janë përleshur jashtë konsullatës ruse në qytetin Gyumri, ku një ushtar rus i dyshuar për vrasjen e gjashtë anëtarëve të një familje armene është duke u mbajtur në një bazë të afërt ushtarake ruse.

Qindra demonstrues janë mbledhur më 15 janar pranë ambasadës ruse duke kërkuar nga Rusia që ta dorëzoj tek autoritetet armene, Valery Permyakov, i cili e ka pranuar fajin për vrasjen e gjashtë anëtarëve të familjes Avestian, më 12 janar.

Një foshnje gjashtë muajshe ishte plagosur rëndë gjatë sulmit të tij në atë familje, por ajo ka shpëtuar.

Përleshjet mes protestuesve dhe policisë kanë shpërthyer mbrëmë ndërsa kanë mbetur të plagosur së paku 15 persona.

Më shumë se 20 të tjerë janë arrestuar dhe po mbahen nga policia armene.

Varrimi i gjashtë anëtarëve të familjes së vrarë është bërë gjatë ditës së djeshme.

Prokurori armen, Gevork Kostanian, iu ka premtuar protestuesve se do të kërkoj nga Rusia që ta dorëzoj tek autoritetet armene për ta gjykuar të dyshuarin Valery Permyakov.

XS
SM
MD
LG