Ndërlidhjet

Dy të liruarat nga Al-Nusra kthehen në Itali


Ilustrim

Ilustrim

Dy punonjëset shëndetësore italiane të cilat ishin rrëmbyer në Siri gjatë verës së kaluar, kanë arritur në Romë pas lirimit të tyre.

20 vjeçarja, Greta Ramelli dhe 21 vjeçarja, Vanessa Marzullo, kanë arritur sot në aeroportin ushtarak Ciampino, që gjendet në afërsi të Romës.

Dy vajzat ishin zhdukur në krahinën veriore siriane Aleppo, në fund të muajit korrik, ndërsa po punonin për grupin e ndihmës humanitare Horryaty.

Më 31 dhjetor, punëtoret italiane u shfaqën në një video të publikuar nga militantët e grupit Al-Nusra, degë e Al-Qaedas në Siri.

Në video është thënë se dy vajzat janë rrëmbyer si përgjigje ndaj qeverisë italiane e cila po merr pjesë në koalicionin e udhëhqur nga Shtetet e Bashkuara, koalicion i cili përmes sulmeve ajrore, i ka në cak bazat e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG