Ndërlidhjet

logo-print

John Kerry nis takimet në Paris


Sekretari amerikan, John Kerry dhe ministri francez, Laurent Fabius

Sekretari amerikan, John Kerry dhe ministri francez, Laurent Fabius

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka filluar në Paris takimet me zyrtarët e lartë të Francës për të shprehur solidaritetin e SHBA-ve me popullin francez pas sulmeve nga militantët islamikë gjatë javës së kaluar, ku kanë mbetur të vdekur 17 persona.

Kerry e ka përqafuar presidentin e Francës, Francois Hollande, duke i thënë se vendi i tij e ndanë dhimbjen me Francën.

Hollande ka thënë se Shtetet e bashkuara dhe Franca, duhet të punojnë së bashku kundër terrorizmit.

Kerry i ka thënë sot ministrit të jashtëm francez Laurent Fabius, se ai nuk ka mundur të marr pjesë në marshin në Paris të mbajtur më 11 janar, për shkak se kishte qenë në një udhëtim të planifikuar më parë.

Administrata amerikane është kritikuar për dërgimin në Paris të një përfaqësuesi të nivelit jo të lartë në marshimin në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se një milion qytetarë, në mesin e të cilëve dhe dhjetra liderë të shteteve të ndryshme.

Marshi në Paris është mbajtur në mbështetje të fjalës së lirë pas sulmeve mbi reviztën satirike Charlie Hebdo në Paris.

Kerry gjatë ditës së sotme pritet të takohet të dërgoj lule tek revista Charlie Hebdo ku ka ndodhur sulmi i militantëve si dhe tek supermarketi hebre ku janë vrarë katër qytetarë por edhe të takohet me kryetarin e Parisit.

XS
SM
MD
LG