Ndërlidhjet

Në Gjermani arrestohen dy militantë të dyshuar


Berlin, Gjermani
Berlin, Gjermani

Autoritetet gjermane i kanë arrestuar dy të dyshuar pas një serie të bastisjeve në Berlin.

Policia ka njoftuar se në bastisjet për arrestimin e 11 personave të dyshuar, po marrin pjesë rreth 250 policë.

11 personat janë pjesë e një hetimi të një grupit të militantëve të dyshuar, të cilët dyshohen se po “përgatisnin një akt të rëndë të dhunës kundër shtetit në Siri” si dhe nën dyshimin se janë marrë me pastrimin e parave.

Njëri nga të arrestuarit i identifikuar si Ismet D., 41 vjeçar, dyshohet se e kryeson grupin që ka në përbërje kryesisht shtetas turq dhe rusë nga Çeçenia e Daghestani.

Emin F., 43 vjeçar, dyshohet se i ka udhëhequr financat e grupit të dyshuar.

Policia tha se nuk ka indikacione se anëtarët e grupit po planifikonin sulme në Gjermani.

Bastisjet në Berlin kanë ndodhur disa orë pas bastisjeve në Belgjikë, ku kanë mbetur të vrarë dy militantë të dyshuar islamikë dhe një tjetër është arrestaur.

XS
SM
MD
LG