Ndërlidhjet

logo-print

Dënohen pesë burra për pjesëmarrje në grupe islamike


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Kazakistan i ka dënuar pesë burra, me burgim nga 18 deri në 20 muaj, pasi që i ka shpallur ata fajtor për pjesëmarrje në një grup të ndaluar islamik.

Pesë burrat janë dënuar nga një gjykatë në qytetin juglindor Taldyqorghan.

Hetuesit thonë se anëtarët e grupit të ndaluar kanë kaluar kohë në Bangladesh ku kanë studjuar në një shkollë islame dhe ku i janë bashkuar një grupi islamik që quhet Tablighi Jamaat, grup i cili është i ndaluar zyrtarisht në Kazakistan.

Prokurori ka thënë në fjalën e tij, se pas kthimit të tyre në Kazakistan, pesë burrat kanë propaganduar pikëpamjet e tyre ekstremiste dhe janë përpjekur për të tërhequr anëtarë të rinj.

Njëri nga të pandehurit e ka pranuar fajësinë derisa katër të tjerë janë deklaruar të pafajshëm duke thënë se po ndiqen vetëm pse janë myslimanë.

XS
SM
MD
LG