Ndërlidhjet

Kërcënim me bombë në Paris, mbyllet stacioni Gare de l'Est


Ilustrim
Ilustrim

Policia franceze në Paris e ka evakuar sot stacionin e trenit Gare de l'Est, pas një kërcënimi me bombë.

Zyra e prokurorit në Paris, ka bërë me dije se dhjetë persona janë arrestuar gjatë bastisjeve anti-terroriste në rajone të ndryshme të Francës, të cilët dyshohen për lidhjet e tyre me personin i cili e ka sulmuar supermarketin e hebrenjëve gjatë javës së kaluar në Paris.

Kërcënimi me bombë në Paris ka ngjarë sot në ditën kur Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, po qëndron në Paris për tu solidarizuar me Francën me rastin e viktimave të shkaktuara nga sulmet terroriste.

Kërcënimi në Paris ndodhë një ditë pas vrasjes së dy militantëve të dyshuar në Belgjikë dhe në ditën kur në Gjermani janë arrestuar dy militantë të dyshuar.

Një zyrtar i policisë i ka thënë agjencisë AP, se mbyllja e stacionit Gare de l'Est ka ndodhur me qëllim të parandalimit të ndonjë sulmi eventual.

Gare de l'Est është njëri nga stacionet kryesore në Paris..

XS
SM
MD
LG