Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi e fillon vizitën në Mal të Zi


Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka filluar sot vizitën e parë zyrtare në Mal të Zi, ku sipas një kumtese të lëshuar, ai do të pritet nga përfaqësuesit me të lartë të këtij shteti.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, fillimisht, Thaçi do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukshiq, më pas me kryeministrin, Milo Gjukanoviq, me presidentin Filip Vujanoviq, si dhe me kryetarin e parlamentit, Ranko Krivokopiq.

“Në këto takime do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, shkëmbimin ekonomik, kulturor, për projekte të përbashkëta infrastrukturore, për bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Thaçi do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit kryesore të bizneseve malazeze, ku sipas njoftimit, do të kërkoj më shumë shkëmbim tregtar mes bizneseve kosovare dhe atyre të Malit të Zi.

Në Ulqin, Thaçi pritet të vendosë kurorë me lule në memorialin dedikuar të dëbuarve të luftës së Kosovës më 1999, ndërsa më vonë, ai do të takohet me përfaqësuesit kryesorë politik shqiptarë.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Thaçit në këtë shtet.

XS
SM
MD
LG