Ndërlidhjet

Ukraina përgënjeshtron separatistët rreth kontrollit mbi Donjeck


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet ukrainase i kanë mohuar pretendimet nga separatistët pro-rusë, se forcat rebele e kanë marrë nën kontroll aeroportin e Donjeckut.

Vladyslav Seleznyov, zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura ukrainase, ka thënë sot se terminali i ri në aeroportin e Donjeckut është nën kontrollin e forcave të armatosura.

Aeroporti i Donjeckut është i shkatërruar nga luftimet në lindje të Ukrainës dhe si i tillë ka kohë që është mbyllur.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë të mërkurën, se luftimet intenzive përreth aeroportit, janë shkelje flagrante nga ana e separatistëve të mbështetur nga Rusia.

XS
SM
MD
LG