Ndërlidhjet

logo-print

Turqia e fton presidentin armen në përvjetorin e Galipolit


Ilustrim

Ilustrim

Turqia i ka dërguar ftesë presidentit të Armenisë, Serzh Sarkisian, për të marrë pjesë në ceremoninë në gadishullin Galipoli të Turqisë, me 23 dhe 24 prill, me rastin e 100 vjetorit të një beteje nga Lufta e Parë Botërore, në të cilën e humbën jetën dhjetra mijë njerëz.

100 vite më parë forcat nga Australia dhe Zelanda e Re, zbarkuan në Galipoli për ta marrë kontrollin ndaj Bosforit dhe ngushticës së Dardaneleve, dhe për të pushtuar Stambollin.

Këtyre trupave iu bashkangjitën edhe forcat franceze, por luftëtarët turq osmanë rezistuan fortë dhe forcat e prira nga Britania u tërhoqën.

Luftimet zgjatën 9 muaj dhe të dyja palët kishin dhjetra mijë viktima.

Siç bëhet me dije, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, iu ka dërguar ftesa më shumë se 100 liderëve botërorë.

24 prilli në Armeni shënon 100 vjetorin e vrasjes masive të armenëve nga turqit, konflikt i cili ende është burim i tensioneve të larta në mes të dy kombeve fqinje.

Armenia ka kërkuar që vrasjet e para dhjetë dekadave të njihen si gjenocid, gjë të cilën e kundërshton Turqia.

Gazeta turke Hurriyet thotë se në këtë përvjetor do të marrin pjesë kryeministrat e Australisë e Zelandës së Re si dhe Princi Charles.

XS
SM
MD
LG