Ndërlidhjet

Në Pakistan protestohet kundër Charlie Hebdo


Ilustrim

Ilustrim

Në Pakistan po mbahen protesta për të kundërshtuar publikimin e karikaturës së Profetit Muhammad, të publikuar këtë javë në të përjavshmen satirike franceze Charlie Hebdo.

Në Karachi, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji pas një përleshje që ka filluar sot para ambasadës franceze.

Faqja e parë e revistës tregon Muhammadin me çallmë, duke derdhur një lot të madh dhe duke mbajtur një shenjë që lexon “Unë jam Charlie”. (“Je suis Charlie”).

Titulli thotë: “Gjithçka është falur”.

Shprehja “Je suis Charlie” është përdorur nga miliona njerëz në mbarë botën, në mbështetje të revistës e cila është sulmuar më 7 janar nga militantë të armatosur, me ç’rast janë vrarë 12 persona

XS
SM
MD
LG