Ndërlidhjet

Shteti Islamik hedh nga çatia "të dënuarin për homoseksualizëm"


Ilustrim

Ilustrim

Shteti Islamik në Irak ka publikuar fotografi në të cilat duket një person të cilin e hedhin nga çatia e një ndërtese të gjatë, me gjasë në Mosul, si dënim pse ishte homoseksual.

Pamjet grafike janë postuar në faqen e internetit Justpaste.it më 15 janar dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Në njërën nga fotografitë, të bërë në maje të ndërtesës prej nga siç duket personi është shtyrë drejt vdekjes, shihet një turmë të madhe njerëzish, të mbledhur në një shesh publik poshtë ndërtesës.

Në përshkrimet e disa fotografive të postuara thuhet se ky person kishte kryer krim, duke qenë se ishte i “dënuar për sodomi” dhe se duhej vrarë duke e hedhur nga një godinë e lartë.

Në fotografinë e fundit të postuar për këtë rast, shihet trupi i pajetë i viktimës në tokë.

Shteti Islamik ka postuar edhe fotografi të kryqëzimit të dy personave në një shesh publik, nën dënimet e shqiptuara për “banditizëm”, bazuar në përshkrimet e fotografive.

Në tri fotografi të tjera ndërkaq shihet një grua e veshur me burka, teksa goditej për vdekje me gurë, në një vend malor.

Gruaja është dënuar për shkak të “tradhtisë”.

XS
SM
MD
LG