Ndërlidhjet

Belgjika në gatishmëri të lartë për sigurinë


Ilustrim
Ilustrim

Belgjika është në gatishmëri të lartë pas vrasjes së dy militantëve të dyshuar gjatë një bastisje anti-terroriste.

Autoritetet belge kanë njoftuar se dy të dyshuarit janë qëllluar për vdekje në qytetin lindor Verviers, pasi që ata kishin hapur zjarrë ndaj policisë mbrëmjen e së enjtes.

Një tjetër i dyshuar është plagosur para se të arrestohej.

Prokurorët kanë bërë me dije se grupi kishte planifikuar vrasjen e policëve në rrugë dhe në stacionet policore.

Në apartamentet e të dyshuarve në Verviers janë gjetur armë, eksplozivë dhe uniforma të policisë.

Prokurorët kanë njoftuar se 13 militantë të dyshuar janë arrestuar gjatë disa bastisjeve që kanë ngjarë në Verviers dhe në Bruksel.

XS
SM
MD
LG