Ndërlidhjet

Kerry shfaq solidaritetin me Francën


Sekretari John Kerry dhe ministri francez Laurent Fabius
Sekretari John Kerry dhe ministri francez Laurent Fabius

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se të gjithë amerikanët kanë përjetuar tmerrin që ka shkaktuar akti frikacak dhe i neveritshëm i militantëve të cilët kanë vrarë 17 njerëz në kryeqytetin francez gjatë javës së kaluar.

Kerry e ka shprehur solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me Francën, gjatë një fjalimi të mbajtur pas takimit me presidentin francez, Francois Hollande dhe me ministrin e jashtëm, Laurent Fabius.

Kerry fillimisht ka folur në gjuhën angleze ndërsa ka vazhduar në gjuhën frenge.

Të krishterët, myslimanët dhe të tjerët, sipas Kerryt “janë të gjithë në një barkë” ndërsa është zotuar se do të dilet nga kriza aktuale.

Kerry dhe Fabius kanë vendosur sot kurora me lule në vendin ku ka ndodhur sulmi ndaj revistës Chharlie Hebdo si dhe në supermarketin ku janë vrarë katër qytetarë.

XS
SM
MD
LG