Ndërlidhjet

SHBA do të trajnojë rebelë sirianë


Ilustrim
Ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit do të dërgojë 400 trupa dhe personel ndihmës për të trajnuar rebelët e moderuar në Siri, të cilët luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Është ende e paqartë se ku do të qëndrojnë këta trupa, edhe pse Turqia, Katari dhe Arabia Saudite kanë ofruar baza për ta.

Shtetet e Bashkuara kanë për qëllim të trajnojnë mbi 5,000 rebelë në vit, për tre vjetët e ardhshëm.

SHBA është duke udhëheqhur një fushatë të sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Uashingtoni beson se me trajnimin e rebelëve, do të jetë më efektiv në luftën kundër Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG